Ministrja e MINTI-it, kryetare e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila ka takuar sot udhëheqësit e agjencive dhe departamenteve

Ministrja Kusari-Lila shpalosi politikat që do t’i zhvillojë edhe më shumë fushat e industrisë, ndërmarrësisë, tregtisë dhe inovacionit, si dhe fushat tjera që janë në kuadër të ministrisë. Fushë me interes të veçantë, ministrja potencoi përkujdesjen e veçantë ndaj mbrojtjes së konsumatorit, që do ta ketë prioritet.

Ajo i informoi udhëheqëset/it se të gjitha planifikimet dhe nismat legjislative do të kenë rishikim të plotë për t’i përfshirë në planifikimet e reja, që janë në përshtatshmëri me nevojat kohës.

Ata e njoftuan ministren për politikat dhe projektet e tyre, që janë paraparë të realizohen sipas planeve të planifikuara. E njoftuan ministren edhe për sfidat me të cilat janë ballafaquar dhe vazhdojnë të ballafaqohen, e që koordinimi më i mirë i tyre në mes të gjithë akterëve të ministrisë do të ndikojë në eliminimin e barrierave. Angazhimi konkret në eliminimin e këtyre barrierave do të ketë ndikim konkret në zhvillimin e politikave të reja, që do të kenë ndikim në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit.

Ministrja Kusar-Lila theksoi se në veçanti do të angazhohet maksimalisht për përcjelljen e trendeve të zhvillimeve të përgjithshme, që janë në interes të publikut.

“Sot, në ditën e parë të javës së re, u takova me drejtorët e departamenteve dhe kryeshefat e agjencive në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Para drejtuesve të lartë të shërbimit civil, shpalosa prioritetet e këtij mandati dhe u njoftova nga afër me të arriturat, sfidat dhe obligimet që na presin”, është shprehur ajo.

“Bashkë, me komunikim të hapur, transparencë dhe përgjegjësi të plotë institucionale, do të punojmë me vendosmëri për rezultate konkrete në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim”.

“Ky mandat kërkon ritëm, bashkërendim dhe guxim për vendime që forcojnë zhvillimin ekonomik dhe mbështesin ndërmarrësinë vendore”, ka thënë mes tjerash ajo.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës