Avancimi i politikave të gjelbra, zbatimi i Ligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe funksionalizimi i Fondit për Inovacion janë prioritete kyçe për fuqizimin e sektorit privat. Këto ishin disa nga temat të cilat janë diskutuar sot mes ministres së MINTI-it znj. Mimoza Kusari-Lila dhe z. Daniel Alker drejtor i GIZ-it
“Me z. Daniel Alker, drejtor i GIZ-it në Kosovë, diskutuam gjithashtu për zhvillimin e platformës së bizneseve pranë ARBK-së, me fokus në transparencën e pronarëve përfitues, digjitalizimin e shërbimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, është shprehur Kusari-Lila kryetare e Alternativës.
Ajo ka theksuar se, reformat strukturore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbeten shtylla të zhvillimit ekonomik dhe të përmirësimit të klimës së biznesit në Kosovë.



