Kryetarja e Alternativës ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit znj. Mimoza Kusari-Lila, priti në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queiros.
Gjatë takimit u diskutua thellimi i partneritetit për ngritjen e kapaciteteve institucionale, mbështetjen e produkteve vendore “Made in Kosova” dhe përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Bashkëpunimi me UNDP-në u vlerësua si i rëndësishëm për avancimin e agjendës për zhvillim ekonomik, inovacion dhe rritjen e konkurrueshmërisë në vend.
“Sot në zyrën time prita në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queiros. Diskutuam për thellimin e partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të ministrisë, mbështetjen e produkteve vendore “Made in Kosova” dhe, në fokus të veçantë, mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme”, ka theksuar Kusari Lila.
“Bashkëpunimi me UNDP-në mbetet i rëndësishëm për avancimin e agjendës sonë për zhvillim ekonomik dhe inovacion në vend, si dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve të vogla dhe të mesme”, është shprehur ajo në këtë takim.



