“Kosova e ka zhvillimin e saj të bazuar në sigurinë e vendit dhe begatinë për qytetarët e saj”, kështu është shprehur ministrja Mimoza Kusari Lila.
“Sot zhvilluam takimin e parë në këtë mandat të ri me grupin punues të dy ministrive, asaj të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Nën drejtimin e ministrit Maqedonci, diskutuam koncept-dokumentin e Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes, strukturën dhe organizmat që parashihen me këtë projektligj”, ka bërë të ditur ajo.
Ajo mes tjerash ka theksuar se, përveç dispozitave kryesore, trajtuam edhe shtrirjen ndërsektoriale, e cila do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së mbrojtjes.
“Në ditët në vijim, grupi punues do të vazhdojë punën për finalizimin e koncept-dokumentit dhe hartimin e draftligjit”, ka theksuar ajo.




