Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e shoqatës “Kosova Rumeli” për Kulturë, Art dhe Turizëm

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINTI), znj. Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës dhe ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës “Kosova Rumeli” për Kulturë, Art dhe Turizëm.

Gjatë takimit me z. Ugur Sengoz, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, në veçanti MINT-it, dhe institucioneve turke, me fokus të veçantë në fushën e biznesit.

“Me z. Ugur Sengoz diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës, veçanërisht MINT-it dhe institucioneve turke, me fokus të veçantë në fushën e biznesit. Gjatë takimit u trajtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe rritjes së mundësive për zhvillimin ekonomik të komunitetit shqiptar në të dy vendet”, ka theksuar Kusari-Lila.

“Shpreha mbështetjen time të plotë për pjesëmarrjen e tyre në forumet e bizneseve që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti në Kosovë”, është shprehur ajo.

Mes tjerash ministrja ka theksuar se, ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve dhe promovimin ndërkombëtar të vlerave të shtetit të Kosovës.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës