Në shënim të përvjetorit të luftës në Ukrainë, kryetarja e Alternativës, ministre e MINTI-it ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të këtij përvjetori të agresionit rus.
“Në një mbrëmje plot emocion, dhimbje e krenari, shënuam në Prishtinë katërvjetorin e agresionit të paprovokuar rus ndaj popullit ukrainas dhe shtetit të Ukrainës. Askush nuk e kishte menduar se lufta do të zgjaste katër vite, e që Ukraina do të qëndronte e pamposhtur në mbrojtje të vendit të saj dhe në betejën për liri. Ata u bënë mburojë e Evropës, ndërsa Kosova jonë e vogël, me zemër të madhe, u bë shtëpi për gazetarët dhe familjet e tyre që filluan një jetë të re këtu”, është shprehur Kusari-Lila.
Ministrja ka theksuar se ne e kuptojmë dhe e nderojmë dhimbjen e sakrificën e tyre, ndërsa ata vlerësojnë ngrohtësinë dhe strehën që gjetën në Kosovë.
“Ashtu siç e thonim sonte:
Slava Ukraini!
Rroftë Kosova!”, ka apeluar ajo.




