Kryetarja e Alternativës dhe ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,Tregtisë dhe Inovacionit znj. Kusari-Lila ka thënë se z. Panxha e ka informuar për organizimin e edicionit të dytë të Forumit Financiar të Kosovës, i cili do të mbahet në prill të këtij viti.
“Ai na ftoi për pjesëmarrje dhe kërkoi bashkërendim të aktivitetit për njërin nga panelet e Forumit. Jam gjithmonë e gatshme për promovimin e mundësive investive në Kosovë dhe për prezantimin e projekteve të reja në funksion të zhvillimit të ndërmarrësisë dhe ekonomisë së vendit”, ka thënë mes tjerash Mimoza Kusari-Lila.


