Takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë Schnetzer

“Në vizitën e tij të parë në këtë mandat timin si Ministre e MINTI-t, bashkë me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, diskutuam për mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të ekonomisë së vendit tonë, bashkëpunimin bilateral me Republikën e Austrisë, si dhe trajtuam projektet e deritashme të mbështetura nga shteti austriak për Kosovën”, kështu është shprehur znj. Mimoza Kusari Lila pas takimit që ka pasur me Shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Georg Schnetzer.

“Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Kosovës në shkëmbimet tona tregtare, prandaj edhe fushat e bashkëpunimit në sektorin privat janë të shumta”, ka shtuar ministrja e MINTI-it, Kusari Lila.

Ajo ka theksuar se, tranzicioni i gjelbër dhe lëvizja drejt ekonomisë së qëndrueshme, mbi parime mjedisore, mbeten fokus dhe objektiv kyç i MINTI-t; andaj vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Austrisë e shohim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës