Në Toronto, takime me institucione dhe përfaqësues të sektorit minerar

Në kapacitetin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit znj. Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, po qëndron në Toronto, ku po merr pjesë në Prospectors & Developers Association of Canada Convention (PDAC), konferencën më të madhe në botë për eksplorimin minerar, së bashku me ministren e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli dhe me mbështetjen e Commercial Law Development Program të United States Department of State.

Kusari-Lila ka thënë se, gjatë qëndrimit në Kanada, po zhvillon takime me përfaqësues institucionesh dhe korporatash pjesëmarrëse për të shqyrtuar mundësitë e zhvillimit minerar në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit me shtete partnere strategjike.

“Për herë të parë në Konferencën Botërore të Minierave në Toronto, Kanada.

Bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me mbështetjen e CLDP (Commercial Law Development Program) të Departamentit të Shtetit të SHBA-së 🇺🇸, po takojmë përfaqësues të institucioneve dhe korporatave pjesëmarrëse në konferencën vjetore, për të vlerësuar mundësitë e zhvillimit minerar në Kosovë dhe bashkëpunimin me shtete partnere strategjike për vendin dhe sektorin”, ka theksuar ajo.

“Konferenca Prospectors & Developers Association of Canada (PDAC) organizon ngjarjen më të madhe në botë për eksplorimin minerar, e cila zhvillohet në Toronto dhe lidhet ngushtë me bursën minierave dhe metaleve të Torontos (TSX dhe TSX Venture)”, ka bërë të ditur ajo.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës