Takim me Ambasadorin e Sllovenisë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja e MINTI-it, kryetare e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Borut Blaj, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe organizimin e Forumit Ekonomik Kosovë–Slloveni që këtë vit mbahet në Prishtinë.

Ajo theksoi se Sllovenia mbetet partner i përkushtuar dhe model i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Me Ambasadorin diskutuam për bashkëpunimin tonë ekonomik, për mundësitë e reja për thellimin e këtij bashkëpunimi, si dhe për vazhdimësinë e nismave paraprake, siç është Forumi Ekonomik Kosovë – Slloveni, i cili këtë vit do të mbahet në Prishtinë”, është shprehur ministrja.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës