Bashkim Sefaja në Mitrovicë dhe Edona Bakraqi në Pejë zgjidhen kryatarë të degëve të Alternativës

Alternativa ka vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme nëpër degë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave dhe rritjes së përfaqësimit demokratik.

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës në Mitrovicë me votat e anëtarëve të pranishëm, kryetar i degës është zgjedhur Bashkim Sefaja. Ndërkaq, në Pejë, me shumicë votash, Kuvendi Zgjedhor ka zgjedhur Edona Bakraqin si kryetare të degës.

Gjatë këtyre kuvendeve janë zgjedhur edhe strukturat drejtuese të degëve, duke reflektuar vullnetin dhe besimin e anëtarësisë.

Procesi i zgjedhjeve të brendshme do të vazhdojë ditët në vijim.

Alternativa Liberale mbetet e përkushtuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për të sjellë më shumë cilësi dhe përgjegjësi në jetën politike të Republikës së Kosovës.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës