Alternativa ka nisur procesin e zgjedhjeve të brendshme nëpër degë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave dhe rritjes së përfaqësimit demokratik.
Në Kuvendin Zgjedhor të Degës në Gjakovë, me votat e anëtarëve të pranishëm, kryetare e degës është zgjedhur Dr. Drita Buza. Ndërkaq, në Prizren, me shumicë votash, Kuvendi Zgjedhor ka zgjedhur Getoar Shehun si kryetar të degës.
Gjatë këtyre kuvendeve janë zgjedhur edhe strukturat drejtuese të degëve, duke reflektuar vullnetin dhe besimin e anëtarësisë.
Procesi i zgjedhjeve të brendshme do të vazhdojë ditët në vijim në komunat e tjera, si pjesë e angazhimit tonë për një organizim më të fuqishëm dhe më përfaqësues.
Alternativa Liberale mbetet e përkushtuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për të sjellë më shumë cilësi dhe përgjegjësi në jetën politike të Republikës së Kosovës.



