Anëtarët e Alternativës në Prishtinë kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturave organizative.
Me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, kryetar i degës u zgjodh z. Skender Thaçi.
Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe strukturat drejtuese, duke reflektuar vullnetin dhe besimin e plotë të anëtarësisë.
Procesi i zgjedhjeve të brendshme do të vazhdojë edhe në komunat tjera.
Alternativa Liberale mbetet e përkushtuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për të sjellë më shumë cilësi në jetën politike të Republikës së Kosovës.




