Urime për Fitër Bajram

Përfaqësues nga Alternativa të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari-Lila vizituan Bashkësinë Islame të Gjakovës me rastin e përmbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ku u pritën nga kryetari Dr. Valon Myrta dhe Kryesia. Ata shprehën urimet më të sinqerta, duke theksuar rëndësinë e rolit të Bashkësisë Islame në forcimin e vlerave shpirtërore dhe solidaritetit në shoqëri. U urua që Fitër Bajrami të sjellë paqe, harmoni dhe begati për të gjitha familjet.

“Me bashkëpunëtorët nga Alternativa vizituam Bashkësinë Islame të Gjakovës për të uruar me rastin e përmbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit, ku u pritëm nga Kryetari Dr. Valon Myrta dhe Kryesia e kësaj bashkësie. Shprehëm urimet tona më të sinqerta me shpresën që lutjet dhe agjërimi të jenë pranuar, duke vlerësuar njëkohësisht rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame ka në forcimin e vlerave shpirtërore dhe solidaritetit në shoqëri”, ka thesuar Kusari-Lila.

Ajo ka uruar që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe begati në çdo familje, si dhe të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Gëzuar Fitër Bajramin!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës