© 2024 Alternativa e Kosovës
I lindur më 23 Qershor 1987 në Gjakovë.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje ndërsa, shkollimin universitar dhe atë pasuniversitar e kreu në Universitetin e Prishtinës, pranë Fakultetit Ekonomik. Më konkretish ka përfunduar studimet themelore dhe pasuniversitare në ekonomi, drejtimi menaxhment dhe informatikë.
Angazhimi professional është mjaft e pasur dhe e shumëanshme. Më konkretisht, nga viti 2010 deri më 2021, ka shërbyer në pozitën e udhëheqësit regjional të Përkujdesit ndaj konsumatorëve, pranë Korporatës Energjetike të Kosovës (më vonë: KEDS dhe KESCO) Distrikti në Gjakovë.
Nga viti 2014 deri më 2018, kreu me sukses detyrën e Anëtarit të Bordit pranë Ndërmarrjes Publike Komunale KRM ‘Çabrati’ sh.a. Gjakovë, me ç ‘rast u shqua për aftësitë e tij menaxheriale, vizionin strategjik dhe njohuritë e thelluara mbi qeverisjen korporative. Në qeverinë Kurti II, u emërua Zëvendës Ministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal, pozitë që e mbanë aktualisht, gjithashtu është asambleist i Alternativës në listen zgjedhore të LVV në KK të Gjakovës.
Përpos gjuhës amtare, ka njohuri të kënaqshme të gjuhës Angleze.
Mimoza Kusari-Lila, është zgjedhur kryetare e partisë Alternativa që nga themelimi i saj në muajin Korrik, 2017.
Znj. Kusari – Lila është kryetare e grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, grupit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është gjithashtu deputete e Kuvendit të Kosovës për tre mandate radhazi, që nga viti 2017.
Znj. Kusari Lila ishte e para dhe e vetmja grua kryetare (Komuna Gjakovë) që u zgjodh ndonjëherë në Kosovë, pozitë në të cilën shërbeu nga dhjetori 2013 deri në korrik 2017.Para zgjedhjes si Kryetare e Komunës së Gjakovës, znj. Kusari Lila shërbeu si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë (shkurt 2011 – tetor 2013), detyrë nga e cila dha dorëheqjen për të kandiduar për kryetare e Komunës.
Para se të hynte në jetën politike, znj. Mimoza Kusari-Lila, ka punuar në projekte zhvillimore me Bankën Botërore në Kosovë. Ajo ishte gjithashtu konsulente biznesi për projektin e financuar nga USAID dhe më vonë u emërua Drejtoreshë Ekzekutive e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, pozitë të cilën e mbajti për tre vjet e gjysmë. Znj. Kusari Lila u fut në politikë në vitin 2003 kur u emërua zëdhënëse dhe këshilltare e kryeministrit të parë të pas luftës së Qeverisë së Kosovës.
Znj. Kusari Lila mban Master nga programi për Administrimin e Biznesit, MBA nga Universiteti Duquesne, Pittsburgh PA dhe ka qenë përfituese e programit të bursave “Ron Brown” të Departamentit të Shtetit dhe një diplomë Univerzitare nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës.Znj. Kusari Lila është e martuar me Arben Lila dhe ka dy djem.
I lindur me 17 Nëntor 1959 në Pejë.
Profesioni: Doktor Shkence në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Eksperienca e Punës: Nga muaji prill 2021 këshilltar politik i Kryetarit të Kuvendit, z. Glauk Konjufca. Shkurt – qershor 2020 zëvendësminister në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Prej 15 janarit 2010 deri me 31 dhjetor 2013 drejtor i Administratës në Komunën e Pejës. Prej marsit 2007 deri me 31 dhjetor 2008, drejtor i përgjithshëm i Teatrit Profesionist të Qytetit “Istref Begolli” në Pejë. Prej vitit 2001 – 2007, kam punuar në Zyren e Ekzekutivit të Komunës së Pejës, në cilësinë e “Koordinatorit për marrëdhënie me publikun dhe promovim të qytetit”.
Nga viti akademik 2011/2012 e deri në këtë vit akademik 2021/2022 prof. i angazhuar apo si ligjerues i rregullt në Universitetin publik “Haxhi Zeka” në Pejë, Kolegjin Dardania në Prishtinë dhe aktualisht profesor me angazhim në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë Aktiviteti politik: Prej vitit 2018, nënkryetar i subjektit politik Alternativa dhe kryetar i degës së këtij subjekti politik në Pejë. Nga viti 2017 – 2020 anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës. Themelues dhe kryetar i parë i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova, viti 1990Themelues dhe kryetar i Partisë Republikane të Kosovës 1990-1998 etj.
E lindur 11/02/1961 në Gjakovë.
Me profesion dentist (spec.e ortopedisë së nofullave) QKMF- Gjakovë.
Në vitin 2017 jam kandiduar si asambleiste për subjektin politik Alternativa- dega në Gjakovë.
Si e përzgjedhur nga viti 2017-2021 isha përfaqesuese e Alternativës në Kuvendin Komunal-
Gjakovë.
Gjatë kësaj periudhe kam qenë pjesëmarrëse në Akademin e Grave për Lidership # NDI Kosovë!
Në konferenca Balkans Group, DEMOS UN WOMEN, OSCE, etj.
E martuar me një femijë!
E lindur me 05.11.1989 në Gjakovë.
Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Gjakovë. Në vitin 2008 është regjistruar në
fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës -drejtimi konstruksion në Fakultetin Teknik ,
Univerziteti “Hasan Prishtina” ku dhe është diplomuar si inxhiniere ndërtimi.
Më pas ka ndjekur studimet posdiplomike në drejtimin konstruktiv në po të njejtin fakultet dhe tani është kandidatepër master. Pas shkollimit univerzitar ka punuar si praktikante në disa kompani private të profilit
projektim dhe ndërtim, gjithashtu ka qenë praktikante në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes
së Mjedisit.
Në vitin 2014 ka qenë pjesë e projektit të legalizimit të objekteve pa leje në
Kuvendin Komunal të Gjakovës në Drejtorinë për Urbanizem dhe Mbrojtje të Mjedisit. Në vitin
2015 është emëruar si këshilltare profesionale për ndërtim në kabinetin e znj.Mimoza Kusari-
Lila në Kuvendin Komunal-Gjakovë, pozitë të cilen e ka punuar deri në vitin 2017. Në vitin
2017 është emëruar Drejtoreshë e Drejtorisë për Shërbime Publike në Kuvendin Komunal të
Gjakovës deri në përfundim të mandatit politik.
Në mars të vitit 2018 është punësuar në sektorin
privat, përkatësisht në kompaninë projektuese&ndërtuese “HAB Inxhiniering” ku ende vazhdon
të punoj. Krahas kësaj është e angazhuar dhe me projekte individuale në kompani të ndryshme
private për të cilat punon në projektim, vlerësim dhe mbikqyrje. Në vitin 2019 ka marrë
mandatin e asambleistes dhe anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa duke përfaqësuar
vizionin e Alternativës në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Fazë tejet e rëndësishme në jetën e
saj ka qenë angazhimi politik, të cilin e ka filluar me Alternativen duke qenë pjesë e themelimit
dhe zhvillimit të vizionit ndër vite.
Êshtë nënë e 2 vajzave.
Valire Buza lindi më 14.04.1956 në Pejë. Shkollimin për muzikë e ndoqi në Shkollën e Mesme
të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë për të vazhduar pastaj shkollimin e lartë në Akademinë e
Muzikës. Ajo ka kënduar në Korin e Qytetit në Pejë ndërsa gjatë studimeve në Prishtinë ka qenë
pjesë e korit Colegium Cantorum të drejtuar nga Mark Kaqinari me të cilin ka marr pjesë në
shumë paraqitje në vende të ndryshme si Dubrovnik, Opati (Kroaci), Sofje (Bullgari), Temishvar
(Rumuni), Ohër (Maqedoni) etj.
Që nga fillimi i karrierës si arsimtare e muzikës ka dhënë mësim në shkolla të ndryshme fillore
në Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë. Përveç mësimit formal në shkolla ajo ka organizuar edhe shumë
aktivitete kulturore e artistike me nxënës të ndryshëm. Menjëherë pas luftës Znj. Buza u kyç në
organizatën gjermane Adventist Development and Relief Agency – ADRA në Gjakovë e cila
ofronte aktivitete të ndryshme kulturore e artistike për fëmijët.
Në vitin 2001 Valire Buza themeloi në Gjakovë organizatën e grave “Lira” me karakter kulturor.
Atë kohë “Lira” mblodhi gra nga Gjakova të cilat ishin të prekura nga lufta e fundit në Kosovë
dhe sherbeu si një vend në të cilin ato mund të shëronin traumat, ndanin dhimbjen dhe lehtësonin
brengat përmes këngës korale dhe socializimit. Shpejt filluan edhe paraqitjet e para në
manifestime të ndryshme në kujtim të dëshmorëve, të zhdukurve dhe datave të rëndësishme
kombëtare.
Me kalimin në Prishtinë, Valire Buza aktivizoi përsëri organizatën por me anëtare të reja.
Megjithëse sfidat e grave ndryshuan përgjatë viteve, znj. Buza vazhdoi që t’i shërbente kauzës së
mirëqenjes së gruas përmes organizatës “Lira” duke mbështetur komunitetin në kauza të
ndryshme si viktimat e dhunës, ndërgjegjësimi mbi luftën kundër kancerit të gjirit etj.
Me korin “Lira” znj. Buza përfaqësoi Kosovën në festivale të ndryshme të korit si në Festivalin e
Parë Internacional të Korit “George Pappas” në Nikoleika, Greqi (2013), “Festivali Internacional
i Folklorit” në Sarimsakli, Turqi (2013) si dhe dy herë në Festivalin e Koreve “Lipanjski Zvuci”
në Petrinja, Kroaci (2016, 2017).
Valire Buza është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës tash e pesëmbëdhjetë vite, Platformës
CiviKos dhe Klubi Internacional Soroptimist i Prishtinës duke kontribuar me përvojën e saj
kryesisht në fushën e artit, kulturës dhe qështjes së gruas.
Tash e tre vite Valire Buza është anëtare e subjektit Alternativa, dega në Prishtinë, në të cilën
është edhe pjesë e kryesisë.
E lindur në Shqipëri, në qytetin e Tiranës me 18 Mars 1999. Tani jeton në Prishtinë.
Studimet Bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik, Universiteti Hasan Prishtina.
Aktualisht ndjek studimet master në Programin Financiar në kuadër të Fakultetit Juridik,
Universiteti i Prishtinës.
Nga viti 2016 deri në vitin 2018 ka qenë pjesë e praktikës "Retorika e Debatit Formal dhe
Shkrimit Akademik/ Format I Parlamentit Britanez pranë Universitetit Iliria, e me pas fituese
e vendit të Ill në garën e debatit në Kongresin e Shkencave Juridike e organizuar nga Fakulteti
Juridik, UP.
Që 2 vite mirret me gara profesionale të çiklizmit të cilat organizohen bazuar në kalendarin e
vitit, gara të cilat organizohen nga klubet e çiklizmit të komunave në bashkëpunim me Federatën
e Çiklizmit të Kosovës.
Aktualisht punon në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si
Asistente e Zëvendësministres.
Diana Qarkaxhija u lind me 1 nëntor 1969 në Gjakovë.
Studimet në nivelin Master i përfundoj në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, në drejtimin “Menaxhim të Arsimit”, dega Pedagogji.
Diana ka një përvojë mbi 30 vjeçare në fushën e arsimit dhe mësimdhënies. Aktualisht është Drejtoreshë e Qendës së Afësimit Profesiona dhe Inovacionit në kundër të Kolegjit AAB . Më herët ka qenë Prodekane në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe ligjëruese e një grupi lëndësh në Kolegjin AAB në Prishtinë. Ndërsa nga shtatori 2018 deri në shtator 2022 ka qenë drejtoreshë në shkollën 12 vjeçare “The British School of Kosova” . Nga shtatori i vitit 2021 është anëtare e Bordit Industrial të Kolegjit AAB si dhe nga viti 2022 është poashtu anëtare e Bordit të Shkollën The British School of Kosovan në Prishtinë. Vlenë të tregohet se është dhe Anëtar/e e KK Gjakovë në mandatin 2021-2025 si dhe ka shërbyer edhe gjatë viteve 2017-2021 .
Poashtu gjatë viteve 2014-2017 shërbeu si drejtoreshë e DKA-së në Komunën e Gjakovës. Po ashtu në të njëtën periudhë shërbeu si Kryetare e Kolegjiumit të Arsimit në Nivel të Asociacionit të Komunave si dhe Anëtare e Këshillit Shtetëror të Maturës . Njëherit nga viti 2015 është anëtare e Këshillit Drejtues të OJQ “MEDICA GJAKOVA “. Gjatë vitit akademik 2013 ligjëroi në Fakultetin e Prizrenit kurse nga viti 2014 është ligjëruese në Kolegjin AAB në fushën e Shkencave Sociale . Poashtu më herët ka shërbyer si mësimdhënëse në shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë gjatë viteve 2003-2014 dhe në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë gjatë viteve 1990-1996. Në vitin 2010 u certifikua si Master Fascilitatore në Programet e trajnimit të USAID-it, GIZ-it dhe MASHT-it. (Udhëhqja Arsimore në IA , Qasja e integruar të zhvillimit të shkollave dhe Kornizës Kurrikulare për të cilat në formë aktive mban trajnime).
E lindur me 21.08.1988 ne Peje. Shkollen e fillore dhe te mesmen e ka kryer ne Peje. Vitin 2008 eshte regjistruar ne univerzitetin Haxhi Zeka ne Peje- drejtimi Juridik, ku dhe është diplumuar ne drejtimin jugjoridiko-penal, ku dhe me pas ka djekur sudimet master ne Kokegjin UBT- Prishtin 2021-2022, ku dhe fitoj titullin LLM-MR.CS ne drejtimin PENAL. Qe nga viti 2008 ka qene pjes e pa ndalshme e biznesit, ku ka menaxhuar pjesen e brenshme dhe te jashme te companive private, ku dhe vazhdon te punon ne kompanin prodhuse n.p.sh. Inox gjakove,
Nene e 1 vajze.