Atmosferë festive dhe plot energji pozitive mbizotëroi në takimin me bashkëatdhetarë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia Guxo dhe Alternativa në Mitrovicë.
Kandidatët për deputetë nga lista e fitores së madhe të 9 shkurtit, mes tyre edhe znj. Hasime Tahiri Hasani nga Alternativa, bashkëbiseduan me mërgimtarët tanë që këto ditë janë kthyer në vendlindje për të kremtuar festat e fundvitit, takim i cili shënoi një tjetër hap drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe diasporës.
“Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe!” ishte thirrja që jehoi, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit për votim jashtë vendit. Procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë – bashkatdhetarët tanë kanë fuqinë të bëjnë ndryshimin!, është thënë mes tjerash në këtë takim festiv e miqësor.