Qarkaxhija: Do të angazhohemi që të realizojmë vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë

Mbrëmjen e së martës në Gjakovë tek shtëpizat festive, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësuese e Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija dhe kandidati për deputet z. Agon Batusha kanë bashkëbiseduar me qytetarë e sidomos me bashkatdhetarë të cilët janë kthyer pranë familjeve për pushimet dimërore. Gjatë këtij aktiviteti aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE shpërndarndanë broshura informuese për mënyrën e regjistrimit të mërgatës, një proces i rëndësishëm që përfundon më 26 dhjetor.

Qarkaxhija mes tjerash ka thënë se, çdo votë është thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe se të gjitha energjitë pozitive të mërgatës sonë nga çdo skaj i botës, po bashkohen për ta ruajtur atë që kemi arritur. “ Do të angazhohemi që të realizojmë atë që kemi në vizionin tone, për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, ka thënë ajo.

“Ngado që je hidhe votën për atdhe”, ishte thirrja edhe në këtë mbrëmje.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës