Në një takim të mbajtur me qytetarë në lagjen “Kodra e Diellit”, u krijua një atmosferë e ngrohtë ku u diskutua mbi të arriturat e Qeverisë dhe vizionin e saj për të ardhmen.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve, përfaqësues i Alternativës dhe kandidat për deputet z. Agon Dobruna ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv me disa banorë të kësaj lagje. Ai ka theksuar se, ishte një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi sukseset e deritanishme të Qeverisë Kurti dhe për të prezantuar projektet ambicioze që do të realizohen në kuadër të Qeverisë së ardhshme, Kurti 3.
Në fokus ishin arritjet konkrete dhe planet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, takimi u shndërrua në një platformë dialogu ku u ndanë ide, propozime dhe perspektiva për zhvillimin e vendit. Ky angazhim i vazhdueshëm me komunitetin është dëshmi e qasjes së hapur dhe të përgjegjshme që ka Qeveria Kurti ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve.
#QeveriaKurti3
#24AgonDobruna
#alternativaperkosoven
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2024/12/2-18-1024x768.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2024/12/3-18-1024x768.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2024/12/4-14-1024x768.jpg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2024/12/5-11-1024x768.jpg)