Qarkaxhija takoi disa pensionistë në Prishtinë, i vlerësoi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e vendit

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, pëerfaqësuese e Alternativës, znj. Diana Qarkaxhija ka takuar disa pensionistë në Prishtinë.

Ky bashkëbisedim ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë mendime dhe përvoja nga jeta, si dhe për të diskutuar mënyrat më të mira për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e tyre në një mënyrë që i jep prioritet dinjitetit dhe mirëqenies së kësaj kategorie kaq të rëndësishme të shoqërisë.

Gjatë bisedimit u trajtuan ide konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve, duke përfshirë rritjen e mbështetjes sociale, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e hapësirave më të mira për angazhime sociale dhe aktivitete kulturore. Pensionistët, të cilët janë themeli i historisë dhe traditës së Kosovës, znj. Qarkaxhija i vlerësoi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e vendit dhe për rolin që vazhdojnë të luajnë në edukimin e brezave të rinj.

“Kjo është vetëm një pjesë e angazhimit për të qenë pranë çdo qytetari, duke dëgjuar zërin e tyre dhe duke punuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Përpara na presin shumë sfida dhe punë, por me përkushtim dhe bashkëpunim, çdo qëllim mund të realizohet”, ka thënë mes tjerash ajo.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës