Kandidatja për deputete, znj. Hasime Tahiri-Hasani, përfaqësuese e Alternativës në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE së bashku me deputeten znj. Arjeta Fejza, vizituan sot në Mitrovicë disa biznese të suksesshme të udhëhequra nga gra dhe të rinj, duke dëshmuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për sipërmarrjet lokale. Një ndër to ishte Studio Egzontina, ku u diskutua për sfidat, arritjet dhe nevojat për zgjerimin e veprimtarisë dhe rritjen e numrit të punëtorëve.
Përkrahja e të rinjve që merren me biznese inovative u cilësua jo vetëm kënaqësi, por edhe domosdoshmëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Një shembull i shkëlqyer ishte vizita në Bitwise Computing SH.P.K, një biznes premtues i udhëhequr nga i riu Uran Çabra, i cili pasqyron potencialin e madh të inovacionit lokal.
Në këtë vazhdë vizitash, u shënua edhe historia frymëzuese e Aza Zabërxhes, e cila ka arritur të krijojë dhe të udhëheqë biznesin e saj “Fotokopje Andi-Arti,” falë mbështetjes përmes granteve. Ky rast nënvizon rëndësinë e fuqizimit të grave ndërmarrëse, të cilat meritojnë mbështetje të vazhdueshme për të realizuar vizionet e tyre.
Hasime Tahiri-Hasani theksoi se, fuqizimi ekonomik i grave dhe të rinjve ka qenë dhe do të mbetet një ndër prioritetet e saj kryesore, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe të drejtë.