Kusari-Lila: Roli i gruas ka marrë një rëndësi të veçantë, më shumë se kurrë më parë, mbështetja e saj është thelbësore për progresin e vendit

Gjakova përfaqëson me përgjegjësi jo vetëm këtë qytet, por të gjithë Kosovën. Kjo është një fitore e padiskutueshme dhe një hap i rëndësishëm drejt suksesit. Në Republikën tonë, nga Cepi në cep, deri në arritjen e fitores së madhe, përkushtimi është i palëkundur. Kështu është thënë mes tjerash në takimin që kandidatet për deputete znj. Mimoza Kusari Lila dhe Hasime Tahiri Hasani përfaqësuese të Alternativës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, kanë pasur me gra kontributdhënëse në Gjakovë.

Të pranishme ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla Shvarc, znj. Arbërie Nagavci ministre e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe kandidatja për deputete znj. Triera Kasumi.

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila ka thënë se tashmë ju e dini se Qeveria ka marrë vendim që viti 2025 do të jetë vit i grave në Republikën e Kosovës.

“Roli i gruas ka marrë një rëndësi të veçantë, më shumë se kurrë më parë, dhe mbështetja e saj është thelbësore për progresin e vendit. Qeveria ka marrë një vendim historik: viti 2025 do të jetë viti i grave. Askush nuk guxon t’ia mohojë të drejtën gruas, dhe kjo përpjekje është një dëshmi e forcës dhe rëndësisë së saj në shoqëri”, ka thënë Kusari Lila.

Hasime Tahiri Hasani në këtë takim ka thënë se, për më shumë se 25 vite kam udhëhequr një organizatë të shoqërisë civile ku jam fokusuar në fuqizimin e grave dhe vajzave.

“Në Alternativa jam pasi që këtë parti e udhëheqë një grua shumë  fortë dhe që gjithherë ka nndihmuar e pëqrkrahur gratë, siq është zonja Mimoza Kusari Lila”, ka thënë Tahirir-Hasani.

Që fitorja të jetë e plotë pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë mosovike, kanë thënë gratë kontributdhënëse.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës