Tubimi në Pejën e bukur dëshmoi edhe një herë përkrahjen e madhe që kanë qytetarët e kësaj ane për kandidatët e listës së fitores, Lëvizjes VETËVENDOSJE, në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo.
Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, të pranishëm në tubimin e hapjes së fushatës në Pejë i janë bashkuar masës së madhe të qytetarëve të pranishëm.
Kryeministri Albin Kurti ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai e ka cilësuar mbështetjen e pejanëve si të pakursyer dhe të pandalshme, duke theksuar rëndësinë e saj në përballimin e sfidave dhe krizave.
“E dashura Pejë, kjo mikpritje kaq e zjarrtë ma mbush zemrën me gëzim e mendjen me përgjegjësi. Faleminderit shumë. Faleminderit për sonte, faleminderit për secilën ditë, të secilës javë, të çdo muaji, përgjatë këtyre shumë viteve që na keni mbështetur pa rezervë, pa kursim, pa pushim në të gjitha stuhitë dhe krizat që i kemi kaluar si Qeveri e Republikës dhe si Lëvizje Vetëvendosje,” tha Kurti.