Përmes një vizite domethënëse te familja e dëshmorit Fatmir Ukaj, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila, nderoi kujtimin e heroit që u flijua për lirinë e Kosovës. Ajo ishte e shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë znj. Diana Qarkaxhija, z. Agon Dobruna, znj. Hasime Tahiri Hasani e znj. Sibora Kadriu.
“Duhet ta mbajmë gjallë frymën patriotike të Fatmirit dhe shokëve të tij, të cilët sakrifikuan gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë,” u shpreh Kusari-Lila, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të vlerave për të cilat ata luftuan.
Gjatë qëndrimit në Pejë, kandidatët për deputetë, të prirë nga kryetarja Kusari-Lila, vizituan edhe mjekët e palodhur Dr. Dren Bakraqi dhe Dr. Liron Lajqi, dy specialistë të fiziatrisë që me përkushtim të madh janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.