Magjia e artit në zemrën e Çarshisë, kandidati Agon Dobruna viziton atelienë e piktores Viki Hoxha

Një vizitë të paharrueshme ka zhvilluar kandidati për deputet nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE, përfaqësues i Alternativës, z. Agon Dobruna në atelienë e piktores së talentuar Viki Hoxha, e cila ndodhet në zemrën e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Hajrulla Çeku.

Dobruna mes tjerash ka thënë se, në këtë hapësirë magjike, ku arti takohet me historinë, vizitorët kanë mundësinë të zbulojnë krijimet e jashtëzakonshme të piktores Hoxha, e cila ka arritur të shprehë përmes punimeve të saj ndjenja të thella dhe një perspektivë unike artistike. Ai ka shtuar se, punimet e saj, të frymëzuara nga tradita dhe moderniteti, jo vetëm që zbukurojnë ambientin, por gjithashtu tregojnë një histori të pasur e të veçantë të trashëgimisë sonë kulturore. Atelieja e saj është një vend ku çdo vizitor mund të gjejë frymëzim dhe të shijojë magjinë e artit.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës