Suksese të reja e rekord i ri u pa në tubimin e zemrave që rrahin si një në Gjilan. Ashtu si Cep më Cep Kosovës po vërehet qartë që pulsi po rrahë 118 dhe kështu çdo ditë e më shumë fitorja po i troket në derë Lëvizjes VETËVENDOSJE, që në partneritet me Alternativën dhe partinë Guxo bashkë me qytetarët e Republikës, do ta qojnë vendin përpara.
Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fitimtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu, pjesëmarrës në këtë tubim takuan qytetarë të shumtë të Anamoravës. Bashkëbiseduan me ta, të cilët iu garantuan se janë gati për të qenë pjesë e fitores rekorde duke dëshmuar energjinë dhe frymën e bashkimit të 500 mijë zemrave që do ta shtyjë përpara këtë proces transformues për Republikën e Kosovën, dhe qytetarët e saj.
Entuziazëm i madh mbizotëroi në qytetin e Gjilanit, ku qytetarët mirëpritën me duartrokitje të zjarrta kryeministrin z. Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë të listës së fitores. Gjatë fjalimit të tij, z. Kurti falënderoi qytetarët e Gjilanit për besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj idealeve të ndryshimit dhe drejtësisë. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të secilit qytetar në procesin demokratik dhe i ftoi të gjithë që më 9 shkurt të jenë pjesë e një fitoreje që do të vulosë një të ardhme më të mirë për vendin.
Kandidatët për deputetë ndanë mesazhe frymëzuese dhe optimiste, duke premtuar angazhim maksimal për zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe avancimin e drejtësisë sociale. Mbështetja masive dhe entuziazmi i qytetarëve treguan se fryma e ndryshimit dhe shpresa për një të ardhme më të ndritur po forcohet çdo ditë e më shumë.
Gjilani u shndërrua në një shembull të unitetit dhe përkushtimit për të arritur një fitore të madhe më 9 shkurt, duke dëshmuar edhe një herë se qytetarët janë të gatshëm të qëndrojnë në krah të vlerave që përfaqësojnë përparim dhe barazi.