Takimi i ngrohtë dhe frymëzues me gratë pensioniste, Hasime Tahiri Hasani, zë i fuqishëm për gratë dhe vajzat e Kosovës

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi një bisedë të përzemërt me gratë pensioniste, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në familje dhe në shoqëri përgjatë gjithë jetës. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për rolin dhe përvojat e tyre, duke theksuar se zëri dhe përkushtimi i grave janë jetikë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

Tahiri Hasani ka thënë mes tjerash se, do të jetë përfaqësuese e denjë e grave dhe vajzave në Kuvendin e Kosovës, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre dhe duke promovuar mundësi të barabarta për të gjithë. Takimi u shndërrua në një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet grave të të gjitha moshave, me qëllim ndërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës