Tahiri Hasani në Mitrovicë: Fitorja është e jona, sepse është e qytetarëve të Kosovës

Kandidatja për deputete nga Alternativa, pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani ka vizituar familjen e z. Faik Istrefit në Vaganicë. Ajo i ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e pakursyer. Të pranishëm ishin edhe kandidatë të tjerë nga Mitrovica.

“Një mikpritje e tillë është dëshmi e shpirtit të madh që na bashkon dhe e përkushtimit të tij për një vizion të qartë drejt zhvillimit dhe progresit. Kontributi i z.  Istrefi dhe mbështetja e secilit prej jush na frymëzojnë çdo ditë për të vazhduar me vendosmëri në rrugën tonë. Solidariteti juaj është forca që na motivon për të sjellë një të ardhme më të drejtë, më të ndritur dhe më të barabartë për çdo qytetar”, ka thënë Tahiri Hasani gjatë bashkëbisedimit në këtë vatër fisnike.

Ajo ka shtuar se, me energji, përkushtim dhe vendosmëri, së bashku po ndërtojmë jo vetëm fitoren, por edhe themelet e një shoqërie që punon për të gjithë. Çdo hap, çdo përqafim, çdo fjalë përkrahëse është një gur në këtë rrugë të përbashkët drejt suksesit që na pret.

“Le të dëshmojmë se kur bashkohemi, asgjë nuk është e pamundur! Fitorja është e jona, sepse është e qytetarëve të Kosovës!”, ka thënë Tahiri Hasani.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës