Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila, vizitoi qendrën e fitnesit për vajza dhe gra “TEOFIT” në Gjakovë. Është kjo një hapësirë e jashtëzakonshme dedikuar shëndetit dhe mirëqenies së grave, qendër unike, nën udhëheqjen e trajneres dhe pronares znj. Teolinda, ku mishëron përkushtimin ndaj fuqizimit të gruas përmes aktivitetit fizik dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.
Gjatë vizitës Kusari-Lila, pati mundësinë të bisedojë me Teolindën mbi rëndësinë e krijimit të hapësirave të tilla, që nuk shërbejnë vetëm për stërvitje, por edhe për ndërtimin e një komuniteti mbështetës për gratë. Ajo shprehu admirimin e saj për këtë iniciativë të fuqishme dhe u angazhua të vazhdojë të mbështesë projekte që promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave në të gjitha fushat e jetës.
“”TEOFIT” është shembull i një historie suksesi, ku pasioni, profesionalizmi dhe dëshira për të ndikuar pozitivisht në shoqëri marrin jetë në një formë frymëzuese”, ka thënë Kusari lila duke e përgëzuarpër sukseset që ka arritur kjo grua.