Të mobilizohemi për të arritur numrin rekord të daljes së grave dhe vajzave në votime. Ky ishte lajtmotivi që u përçua në tubimin me gra që u mbajt në Mitrovicë, organizuar nga koalicioni Lëvizja VETËVENDOSJE, Alternativa dhe partia Guxo.
Gratë dhe vajzat kanë një rol të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë, është thënë mes tjerash në këtë tubim, ku të pranishme ishin edhe kandidatet për deputete nga Alternativa, znj. Diana Qarkaxhija, znj. Hasime Tahiri Hasani dhe znj. Sibora Kadriu.
“Në këto zgjedhje, në listën e Vetëvendosjes janë 41 gra kandidate, secila prej tyre më e suksesshme se tjetra. Gratë e kësaj liste janë patriote, të përgatitura profesionalisht, të përkushtuara politikisht, të angazhuara për avancimin e grave dhe vajzave të Kosovës”, janë shprehur kandidatet nga Alternativa në këtë tubim të madhe me gratë mitrovicase.
Kryeparlamentari z. Glauk Konjufca dhe kryetarja e grave të Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Albulena Haxhiu u kanë bërë thirrje grave dhe vajzave që të angazhohen maksimalisht të dalin të votojnë pasi, siç thanë ata, gjatë mandatit që po përfundon dëshmuan se si qeveriset për gratë dhe vajzat. Ngase ne besojmë se për të bërë progres të vërtetë në Kosovë gratë dhe vajzat duhet të mbështeten nga shteti pa kursim.
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/7f85bdc7-10c7-4bba-9c22-8eb257c01683-1024x683.jpeg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/67674f0c-e232-4162-903b-23a50341ef0e-1024x683.jpeg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/433074a9-3752-4271-9c6b-c1e2ba6ddd2f-1024x683.jpeg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/164c8d52-cec7-459b-83cd-3a3d102cc4e2-1024x683.jpeg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/75ca151f-8836-4b1a-9477-9cf85afe1f64-1024x683.jpeg)
![](https://alternativaekosoves.org/wp-content/uploads/2025/01/482f7ef3-535b-49b6-b57b-614c6153681f-1024x683.jpeg)