Çdo bashkëbisedim me qytetarët e mrekullueshëm të Pejës është një përvojë e vlefshme dhe inspiruese. Ky qytet, i njohur për traditën, punën e ndershme dhe vlerat e larta, vazhdon të jetë një shembull i gjallë i energjisë dhe përkushtimit për një shoqëri më të mirë.
Rrobaqepësit dhe punëtorët duarartë të Pejës, gjithmonë pararojë e iniciativave të mira, dëshmojnë çdo ditë se puna me integritet dhe përkushtim është çelësi i suksesit. Ata janë një pasuri e çmuar, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit tonë.
Kandidatët për deputetë nga Alternativa, pjesë e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, të prirë nga kryetarja znj. Mimoza Kusari Lila, z. Agon Dobruna, znj. Diana Qarkaxhija e zyrtarë të tjerë të Alternativës, zhvilluan takime të përzemërta me qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Mesazhi i tyre ishte i qartë: besimi në qeverisjen e drejtë dhe të ndershme të kryeministrit z. Albin Kurti mbetet i palëkundur!
Mbështetja e qytetarëve të Pejës është një sinjal i qartë se ndryshimi i nisur do të vazhdojë. Së bashku, për një të ardhme më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të begatë për të gjithë!























