Tahiri Hasani: Si deputete, do të jem në krye të detyrës, do punoj për realizimin e premtimeve dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët

Fshati Vidimriq në veri të Mitrovicës dhe lagjja e madhe Bair e Mitrovicës edhe njëherë dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit dhe përparimit, duke përkrahur vizionin e qeverisë Kurti 3 dhe kandidatët e Mitrovicës në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidatja për deputete nga Alternativa në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Hasime Tahiri Hasani, zhvilloi bashkëbisedime të frytshme me banorët e veriut dhe jugut të Mitrovicës. Ajo shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e tyre dhe premtoi se do të jetë gjithmonë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

“Faleminderit shumë nga zemra, Vidimriq dhe Bair! Mbështetja juaj më jep forcë dhe përgjegjësi edhe më të madhe. Si deputete, do të jem në krye të detyrës, duke punuar për realizimin e premtimeve dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët,” u shpreh ajo.

Mitrovica po tregon edhe njëherë unitetin dhe vullnetin për ndryshim. Bashkë, me vendosmëri dhe vizion të qartë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin dhe mbarë Kosovën!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës