Kështu duket fitorja – një fitore e arritur bashkë me qytetarët

Qeveria Kurti po vjen!

Pas mesnate, kryeministri z. Albin Kurti iu drejtua qytetarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë duke i falënderuar për besimin dhe pjesëmarrjen masive në votime. Ai e cilësoi këtë fitore si rezultat të vullnetit të popullit dhe një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes.

“Procesi zgjedhor ka qenë proces demokratik i cili nuk ka pasur incidente. E falënderoj edhe policinë dhe mekanizmat shtetëror. Ne do ti vazhdojmë punët e mira të cilat i kemi nisur në këtë mandat 4 vjeqar, do të bjëmë edhe shumë të tjera në përputhje me të gjitha premtimet tona në jug e në veri, në lindje e në perëndim, cep më cep Republikës sonë për të gjithë qytetarët, pa lënë asnjërin mbrapa”, ka thënë ai mes tjerash.

Në të njëjtën frymë, edhe kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari-Lila, iu adresua qytetarëve, duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar. Ajo theksoi se kjo fitore është dëshmi e përkushtimit të qytetarëve për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“ Faleminderit që na keni tregu se sa e vështirë e sa e pa mundur është me e thy vullnetin e popullit. Ata që kanë provu me e ndalë, e kanë kuptu që s’mujin me e ndalë formimin e qeverisë Kurti 3. Prandaj na pret punë e madhe na pret punë e rëndë, por krejt e vlefshme për arsye se janë zemrat si ju që na mbështetni dhe e mbështetni kryeministrin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë Kosova, Albin Kurti”, ka thënë kryetarja Kusari Lila.

Masës i jaën drejtuar edhe znj. Donika Gërvalla, znj. Albulena Haxhiu e z. Xhelal Sveçla të cilët po ashtu I kanë falënderuar qytetarët e Kosovës për zgjedhje të lira e të mbara.

Ky moment nuk është thjesht një fitore elektorale – është një dëshmi e forcës së bashkimit dhe vendosmërisë për të çuar vendin përpara!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës