Me ftesë të kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku, përfaqësues nga Alternativa, ka zhvilluar një ditë intensive pune në këtë komunë të pjesës veriore të Republikës. Në prag të lansimit të thirrjes për investime kapitale nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, kryetari Zeqiri dhe kabineti i tij prezantuan projektet ideore me potencial të lartë zhvillimi për Zubin Potokun.
Gjatë vizitës, u eksplorua liqeni i Ujmanit dhe zonat përreth, të cilat përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës bazike. Me përkushtim dhe vizion të qartë, investimet po shtrihen në çdo cep të vendit!
“Vetëm pak ditë para lansimit të thirrjes për investime kapitale nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, nga kryetari Zeqiri dhe kabineti i tij, u njoftova me projektet ideore me potencial zhvillimi për Zubin Potokun. Bashkë vizituam liqenin e Ujmanit dhe zonat për rreth që ofrojnë potencial turistik, por edhe domosdoshmëri tjera bazike. Investime Cep më Cep!”, ka thënë Tafarshiku.


