Në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët më të lartë shtetërorë, presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, kryeministri z. Albin Kurti, kryetari i Kuvendit z. Glauk Konjufca, kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, zv/ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Agon Dobruna, nënkryetar i Alternativës, si dhe zëvendëskryeministra, ministra dhe deputetë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ky nderim është një dëshmi e përhershme e respektit dhe përuljes para sakrificës heroike të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Ata ndriçuan rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme të guximit dhe patriotizmit.
Homazhet në Prekaz nuk janë vetëm një kujtesë historike, por edhe një thirrje për brezat e ardhshëm që ti ruajnë dhe mbrojnë vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetësisë. Amaneti i dëshmorëve mbetet një dritë e pashuar që udhëheq përkushtimin tonë për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e saj.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari, dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës!












