Kryetarja Kusari Lila takon ambasadoren jorezidente të Kanadasë, znj. Blitt, biseduan për sfidat, prioritetet dhe mundësitë që e presin vendin në muajt dhe vitet e ardhshme

Kryetarja e Alternativës, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, znj. Mimoza Kusari Lila ka takuar ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovën, znj. Jessica Blitt.

Gjatë bisedës, u diskutua për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe fitoren e koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, një proces zgjedhor që u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike. Po ashtu, u trajtuan sfidat, prioritetet dhe mundësitë që e presin vendin në muajt dhe vitet e ardhshme.

Kryetarja Kusari Lila mes tjerash ka theksuar se, Kanadaja vazhdon të jetë një partnere e çmuar dhe një mike e qëndrueshme e Kosovës, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë ta takoj përsëri miken dhe ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovën, znj. Jessica Blitt. Në takim diskutuam për zgjedhjet e fundit parlamentare, fitoren e koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, procesin zgjedhor që u zhvillua në mënyrë të qetë e demokratike, si dhe për atë që na pret në muajt dhe vitet e ardhshme, sfidat, prioritetet dhe mundësitë e reja për vendin tonë. Kanadaja mbetet një partnere e çmuar dhe mike e qëndrueshme e Kosovës”, ka thënë ajo.

”Falënderuese për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi ndërtuar dhe vazhdojmë ta forcojmë mes dy vendeve tona si dhe për dhuratën e çmuar nga Kanada, sirupin e panjës”, ka theksuar Kusari Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës