Me rastin e Kurban Bajramit, përfaqësues të Alternativës vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë ku u pritën nga kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.
Të prirë nga kryetari i degës, z. Agon Dobruna, sekretarja znj. Diana Qarkaxhija, si dhe anëtarë të tjerë të Alternativës, ata përcollën urimet më të përzemërta për një Bajram të begatë, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për forcimin e vlerave të paqes, solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.
Dobruna: “Urojmë që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, begati dhe dashuri në çdo familje. Qofshin të pranuara sakrificat dhe lutjet tuaja. Gëzuar Kurban Bajramin!”
Gjatë vizitës, përpos që uruan festën, theksuan rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për të varfërit.




