Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Alternativa garon në Zgjedhjet Lokale

Nën kryesimin e kryetares znj. Mimoza Kusari-Lila të mërkurën është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Alternativës.

Në këtë mbledhje u diskutua gjerësisht për çështje organizative, pastaj për situatën aktuale politike si dhe rreth pjesëmarrjes në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Anëtarët e Alternativës shprehin besimin e palëkundur në kapacitetet profesionale, njerëzore dhe morale të këtij subjekti politik liberal – demokratike. Ky besim është ndërtuar mbi një bazë të fortë angazhimi, përkushtimi dhe rezultate konkrete në terren. Alternativa vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për ndryshimin, duke promovuar transparencën, drejtësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 12 tetor, entuziazmi dhe vendosmëria në radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë është më e lartë se kurrë më parë. Pjesëmarrja në këto zgjedhje do të jetë e sigurt, masive dhe me bindje të plotë në vizionin dhe programin e Alternativës, e cila mbetet e përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.

Alternativa fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje për ndryshim të vërtetë dhe të marrin pjesë aktivisht në zgjedhjet e 12 tetorit, me bindjen se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës