Kryetarja Kusari-Lila kritikon bojkotin në Kuvend, thekson rëndësinë e partneritetit me SHBA-në

Kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila, pas dështimit të senacës së 33-të të Kuvendit të Kosovës në fjalën e saj, fillimisht u ndal te raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si partneritet strategjik të pakontestueshëm. Ajo ka kritikuar opozitën e deritanishme për mos votim duke thënë se nuk po votohet individi, por komisioni për votimin e kryekuvendarit.

“ShBA-të mbeten pakontestueshëm partneri më strategjik i Republikës së Kosovës si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen. Aktualisht bashkëpunimi ynë është shumë i ngushtë në fushën e mbrojtjes, në veçanti. Referenca që po i bëhet ri-përsëritjes së deklaratës së presidentit Trump, i referohet një marrëveshje në kohën e tij. Po besoj që ka më tepër zell të brendshëm lokal për të përfshirë në një formë ose tjetër, sesa që kam parë referencë të saktë për ngjarjet në Kosovë. Sot kam dëgjuar interpretimin se presidenti Trump ka bërë thirrje për konstituim të institucioneve. Kjo çka po ndodh këtu aktualisht është përgjegjësi e një klase politike të përbashkët dhe të përdoret një deklaratë e tillë në luftën e brendshme politike më duket paksa absurde”, ka thënë Kusari-Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës