Kusari-Lila: Dalim vetëm në zgjedhje lokale, partneriteti me VV mbetet në nivel qendror

Kryetarja e Alternativës, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës znj. Mimoza Kusari-Lila e ftuar në emisionin DPT te Fidani, mes tjerash ka folur edhe për në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit për çka ka theksuar se do të garojnë si subjekt politik, vetëm. Ajo vënë në pah faktin se, në nivelin qendror nuk do të ndërrojë asgjë lidhur me koalicionin e tanishëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE

“Për mu si kryetare e Alternatives është një sfidë, por e paraqet një mundësi të re për me dal prej fazës ku ti rri në listë në parti të madhe, me pa forcën politike, kapacitetin politik dhe strukturave tuaja, dhe natyrisht edhe mundësinë me shpërnda frymën liberale dhe mendimin, dhe qëndrimet tana në raport mne zhvillimin dhe vizionin tanë që nuk është domodoshmërisht i lidhur me VV”, tha Kusari – Lila.

“Është Lëvizja VETËVENDOSJE ajo që ka vendos këtë për zgjedhjet lokale. Ky diskutim është pas zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Domethënë kjo është një temë që nuk është risi për ne, edhe pse mundet me qenë për opinionin publik”, është shprehur ajo mes tjerash.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës