Takim Kusari-Lila - Osmani: Angazhim për zgjidhjen e ngërçit parlamentar

Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën në Kuvend, Kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka takuar Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.

“Biseduam hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata”, është shprehur Kusari-Lila.

“Besoj se me bashkëpunim dhe përgjegjësi do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë”, ka theksuar ajo.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës