Ngushëllime të thella ka shprehur kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari-Lila me rastin e ndarjes nga jeta të zjarrfikësit Kaqun Lima.
Me pikëllim të thellë morrën lajmin për ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Ai humbi jetën tragjikisht në një aksident gjatë orarit të punës, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët – ashtu siç kishte bërë gjithmonë, me përkushtim dhe guxim të jashtëzakonshëm. Kaquni në mesin e kolegëve njihej si hero i vërtetë, një njeri që e jetoi jetën në shërbim të të tjerëve, mishërim i trimërisë, sakrificës dhe përkushtimit”, është shprehur ajo.
“Në këtë moment të rëndë, jemi pranë familjes së tij me zemër e me lutje. U shprehim ngushëllimet më sinqerta familjes Lima, kolegëve të Kaqunit dhe gjithë atyre që e njohën dhe u prekën nga kjo humbje e madhe. U prehsh në paqe, Kaqun!”, ka theksuar Kusari-Lila.