Alternativa mirëpret dy personalitete të fushave të ndryshme me përvojë të gjatë profesionale

Alternativa ka kënaqësinë të mirëpresë në radhët e saj z. Merkur Beqiri, profesionist me përvojë të gjatë ndërkombëtare në fushën e zhvillimit, teknologjisë, bujqësisë/pylltarisë dhe të shëndetësisë publike dhe znj. Ganimete Pashoja-Myftiu e cila sjell me vete mbi më shumë se 2 dekada përvojë profesionale në fushën e menaxhimit institucional, gjuhësisë, analizës, me një karrierë të ndërtuar në institucione dhe organizata përfshirë USAID, UNHCR dhe Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Z. Merkur Beqiri ka mbi tri dekada të angazhim profesional në më shumë se 15 shtete të botës, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë më të njohura të Kombeve të Bashkuara si UNHCR, ËHO, FAO dhe ËB. Përvoja e tij në menaxhimin e emergjencave, hartimin e politikave zhvillimore dhe udhëheqjen e operacioneve të ndërlikuara përfaqëson një vlerë të veçantë për platformën tonë politike dhe Kosovën si shtet.

Me formim akademik në inxhinieri dhe një karrierë të gjatë përfshirë edhe digjitalizimin, inteligjencën artificiale dhe arsimin, ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe nisma pioniere në fushën e digjitalizimit të gjuhës shqipe dhe edukimit teknologjik. Kontributi i tij gjatë krizave humanitare dhe në veçanti gjatë pandemisë COVID-19 është vlerësuar nga komuniteti profesional dhe ndërkombëtar dhe ndihmoi në menaxhimin më të mirë duke shpëtuar jetë dhe kursyer resurse.

Ndërsa znj. Pashoja Myftiu ka qenë pjesë e misioneve paqësore dhe atyre për ndërtimin dhe demokratizimin e shteteve të Evropës Juglindore. Ekspertiza e saj si gjuhëtare e Kategorisë III për gjuhët shqipe, serbo-kroaste dhe angleze përbën një përvojë të veçantë në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe mbështetjes institucionale.

Znj. Ganimete Pashoja-Myftiu është autore e disa botimeve akademike dhe dokumentare. Përkushtimi i saj ndaj çështjeve të arsimit, drejtësisë sociale dhe zhvillimit komunitar përputhet me vlerat dhe objektivat tona programore si parti liberal-demokrate.

Më shumë se kaq ajo është e njohur si aktiviste e paepur për sensibilizimin e familjeve dhe personave me varshmëri në shoqërinë kosovare.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës