Dr.Sc. Reshat Nurboja, nënkryetar i Alternativës dhe kryetar i degës në Pejë, është kandidat për të udhëhequr komunën me vizion, përvojë dhe integritet.
Kush është Dr. Reshat Nurboja?
Ekspert i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Profesor universitar në disa institucione të arsimit të lartë
Autor librash shkencorë dhe publicistikë
Aktivist i hershëm politik dhe themelues i Partisë Republikane të Kosovës
Përvoja institucionale
Me katër dekada përkushtim në jetën politike dhe institucionale, Reshati ka mbajtur pozita kyçe në nivel lokal dhe qendror:
Këshilltar Politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës
Zëvendësministër në Qeverinë Kurti 1 (2020)
Drejtor i Administratës në Komunën e Pejës
Drejtor i Teatrit “Istref Begolli” në Pejë
Kontributi publik dhe kulturor
Aktiv në jetën akademike dhe kulturore të Pejës
Koordinim me organizata ndërkombëtare si ILO dhe NDI
Përkushtim i vazhdueshëm ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike
Vizioni për Pejën
Reshat Nurboja sjell përvojë të gjithanshme dhe një vizion të qartë për një Pejë të zhvilluar, gjithëpërfshirëse dhe me orientim modern – duke i dhënë qytetit rritje, stabilitet dhe drejtim të ri.