Alternativa hyn në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me besim dhe shpresë për të sjellë ndryshim e frymë të re.
Në Prishtinë, Alternativën e përfaqëson kandidati për kryeqytetin, Merkur Beqiri, i cili garon i mbështetur nga një listë prej 19 kandidatësh të përgjegjshëm për Asamble.
Ky ekip i përkushtuar synon të dëshmojë se për Alternativën barazia nuk është vetëm një synim, por një realitet i prekshëm. Alternativa beson në forcën e qytetarëve, në idetë e reja dhe në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.