Të shtunën ishte një ditë e jashtëzakonshme në Gjakovë, e mbushur me energji, shpresë dhe besim të palëkundur në fitoren e Alternativës!
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga kandidatët për Asamble Komunale, zhvilloi takime frymëzuese që dëshmojnë përkushtimin dhe vizionin e qartë për ndryshimin që po afron.
Vizita në verarinë Kodra Çabrat tregoi fuqinë e traditës së bashkuar me vizionin e zhvillimit modern, një shembull i Gjakovës që duam.
Alternativa po bëhet çdo ditë më e madhe, me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Gjakovës që besojnë në ndryshim, zhvillim e lidershipin vizionar të Mimoza Kusari-Lilës.

