Në Gjakovë u mbajt marshimi i solidaritetit për muajin rozë – një kujtesë e fuqishme për betejën kundër kancerit të gjirit.
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari në ardhje i Gjakovës, Ardian Gola, ecën përkrah grave që kanë kaluar ose po përballen me këtë sfidë, duke dërguar një mesazh të fortë: askush nuk është vetëm në këtë rrugëtim.
Së bashku me kandidatët për asamble nga Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Alternativa, ata ftuan të gjitha gratë e vajzat: kujdesuni për shëndetin tuaj, bëni kontrollet e hershme, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë.


