Kusari-Lila: Gjakova meriton më shumë vizion, mundësi dhe punë të përbashkët për një të ardhme më të mirë

“Kompania “Nertili” në Gjakovë është më shumë se një emër, ajo përfaqëson vlera, përkushtim dhe punë të palodhur të një familjeje që ka ndërtuar suksesin mbi parime të forta, përgjegjësi ndaj shtetit dhe dashuri për kombin”.

Kështu ka thënë mes tjerash kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila e cila e shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale nga Alternativa, vizituan kompaninë “Nertili” dhe u pritën nga Nertil Zeka.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e frymëzuese, me diskutime të vlefshme për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen ndaj ndërmarrjeve vendore.

Programi i Alternativës synon zhvillimin e qëndrueshëm lokal, fuqizimin e ndërmarrësve kreativë dhe krijimin e politikave gjithëpërfshirëse që forcojnë ekonominë e Gjakovës.

“Gjakova meriton më shumë vizion, mundësi dhe punë të përbashkët për një të ardhme më të mirë”, është shprehur Kusari-Lila.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës