"Extra Fruit Fillings" shembull i mirë i zhvillimit të biznesit

Sektori i prodhimit në Kosovë po zgjerohet me sukses në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar nevojë për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe angazhimin e më shumë punëtorëve.

Një shembull i mirë i këtij zhvillimi është kompania “Extra Fruit Fillings” në Prizren, të cilën e vizituan sot kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me bashkëpunëtorët dhe kandidatët e Alternativës për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Kjo kompani, me rreth 30 punëtorë, jo vetëm që eksporton në vendet e rajonit, por ka arritur të depërtojë edhe në tregjet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian – përfshirë edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Alternativa thekson se mbështetja për biznese me potencial të tillë duhet të rritet, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, me një qasje më proaktive ndaj nevojave të tyre, në mënyrë që potenciali i plotë të realizohet.

Si parti e qendrës, Alternativa e sheh biznesin si partnerin kryesor të zhvillimit dhe synon të ndërtojë politikat zhvillimore mbi partneritetin dhe fuqizimin e sektorit privat.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2024 Alternativa e Kosovës