Swiss Home Store, shembull frymëzues i investimit të suksesshëm të bashkatdhetarëve

Zhvillimi ekonomik fillon nga ndërmarrësit tanë punëtorë!

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me bashkëpunëtorët dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit, vizituan kompaninë Swiss Home Store – një shembull frymëzues i investimit të suksesshëm të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje.

Themeluar nga Alban Muçaj dhe Endrid Gashi, kjo kompani prej më shumë se një dekade prodhon grila rrotulluese me standard të lartë, të cilat eksportohen në Zvicër e më gjerë. Me proces të automatizuar, cilësi të garantuar dhe treg të qëndrueshëm, Swiss Home Store është dëshmi e forcës së biznesit vendor dhe e kontributit të tij për ekonominë e Kosovës.

Alternativa beson në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese, si themel i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal.

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës