Reagon kandidati për kryetar të Kryeqytetit, Merkur Beqiri

Deklaratë publike: Loja taktike e frikës dhe e mjegullës në fushatën për Prishtinën

Këto ditë të fushatës për komunën e Prishtinës po shfaqin një dukuri të çuditshme, ndoshta edhe të papritur: kandidatët e partive të mëdha, po luajnë një lojë taktike në raport me debatet publike.

Në pamje të parë, duket si rastësi, por në thelb është një lojë e frikës dhe e hutimit të elektoratit. Mungesa në debate – si një taktikë e qëllimshme

KALLXO.com, debati është shtyrë tashmë dy herë. Fillimisht, kandidatët e partive të mëdha konfirmojnë pjesëmarrjen, për të krijuar përshtypjen e një gare të hapur e të drejtë. Por, në momentin e fundit, thjesht nuk paraqiten – ose dërgojnë një njoftim të vonuar se “nuk do të mund të vijnë”.

Ngjashëm ndodhi edhe në Rubikon, ku deri në minutën e fundit, disa prej tyre lanë përshtypjen se do të ishin pjesë e debatit, për të mos u shfaqur kur erdhi koha.

Kjo nuk është rastësi. Është strategji.

Sepse duke munguar në përballje, ata shmangin ekspozimin e boshllëqeve të tyre. Dhe duke e bërë këtë në mënyrë të përsëritur, ata krijojnë një mjegull që huton qytetarin. Kur mungon vizioni, mbetet propaganda

Arsyeja është e qartë: asnjë kundërkandidat nuk ka ofertë serioze për Prishtinën. Ata flasin për “vizione”, por kur pyeten se cili është ai vizion, del se bëhet fjalë për ndonjë projekt afatmesëm, ndonjë tender apo ndonjë vazhdimësi pune të lënë përgjysmë.

Vizioni i tyre është të vazhdojnë atë që nuk e kanë mbaruar me kohë dhe të shajnë të tjerët për bllokada në kuvend apo asamble.

Pra, nuk është vizion – është inertësi politike.

Në vend të përballjeve me ide dhe plane, ata zgjedhin populizmin, videot e sharjeve, dhe fushatën me tym e mjegull.

Sepse e dinë që në debat nuk do të mund ta mbrojnë të bëmet e tyre, e as ta përballojnë ofertën tonë.

E vërteta është e thjeshtë, Kandidatët e partive të mëdha po kanë frikë të përballen. Po e fusin elektoratin në mjegull, duke shpresuar se në errësirën e hutisë do të marrin vota më shumë.

Por qytetarët e Prishtinës nuk janë më ata të djeshmit – ata shohin, kuptojnë dhe ndjejnë. Sidmos gjeneratat Z dhe milenialët. Ata dojnë ndryshim, sipas kohës së tyre, dhe jo taktika të shekullit të kaluar.

Unë, si kandidat i Alternativës, kam qenë dhe do të jem në çdo debat, në çdo platformë, para çdo qytetari.

Sepse Prishtina meriton përballje me ide, jo me fjalë të zbrazëta.

Prishtina meriton vizion.

Dhe atë vizion e ofrojmë ne, një Prishtinë të jetueshme, një Prishtinë ku jetojmë jetë të gjatë, të përmbushur, të lumtur!

Shpërndaj në:

Kontakti

Jeni abonuar me sukses Error

© 2025 Alternativa e Kosovës